U ndoqën nga Policia, braktisën veturën dhe fshehën 9.4 kg marihuanë në brezin kufitar – arrestohet shtetasi turk në Kosovë
Policia e Kosovës ka sekuestruar 9.4 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në fshatin Popoc të Gjakovës. Sipas njoftimit të Policisë, njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë kanë identifikuar dhe lokalizuar vendin ku ishte fshehur substanca narkotike. Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar, një natë më…
Lajme
Policia e Kosovës ka sekuestruar 9.4 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në fshatin Popoc të Gjakovës.
Sipas njoftimit të Policisë, njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë kanë identifikuar dhe lokalizuar vendin ku ishte fshehur substanca narkotike.
Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar, një natë më parë, gjatë ndjekjes nga patrullat policore kufitare, kishin fshehur lëndën narkotike dhe kishin braktisur automjetin.
Në zonën e brezit kufitar në Popoc, të dyshuarit kishin lënë tri çanta dhe një qese, të mbushura me 9 kilogramë e 400 gramë substancë të dyshuar narkotike.
Një shtetas turk, i cili ishte identifikuar si i dyshuar për rastin, është arrestuar nga njësitet policore në Prishtinë dhe Mitrovicë të Jugut, të cilat ishin në asistim policor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti për veprën “blerje, posedim, shitje e paautorizuar e lëndëve narkotike”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/