Vidhen një varkë dhe një rimorkio në Vushtrri
Një shtetasi të huaj i janë vjedhur një rimorkio dhe një varkë, në Vushtrri. Rasti raportohet të ketë ndodhur të dielën, më 20 shtator, rreth orës 20. Hajnia e rrallë është raportuar nga policia. “Është raportuar se është vjedhur rimorkio dhe varka e viktimës mashkull shtetas i huaj”, thuhet në raportin e forcave të rendit,…
Lajme
Një shtetasi të huaj i janë vjedhur një rimorkio dhe një varkë, në Vushtrri.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të dielën, më 20 shtator, rreth orës 20.
Hajnia e rrallë është raportuar nga policia.
“Është raportuar se është vjedhur rimorkio dhe varka e viktimës mashkull shtetas i huaj”, thuhet në raportin e forcave të rendit, të së martës.
Të njëjtat kanë thënë se rasti i cilësuar si “vjedhje e rëndë” po vazhdon të hetohet.