I dehur tentoi ta godiste një person në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet i dyshuari
Një shtetas i huaj është shoqëruar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar ta godasë një shtetas kosovar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35. “Është shoqëruar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që në gjendje…
Lajme
Një shtetas i huaj është shoqëruar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar ta godasë një shtetas kosovar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35.
“Është shoqëruar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që në gjendje të dehur kishte tentuar të godas viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar pas intervistimit, ndërsa rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/