Skenderaj: Gjendet i pajetë një burrë, trupi dërgohet në IML

Një person është gjetur i pajetë në Skenderaj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shtator rreth orës 10:00. Policia ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. “Lidhur me rastin me…

Lajme

22/09/2026 09:36

Një person është gjetur i pajetë në Skenderaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shtator rreth orës 10:00.

Policia ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/