“Jo në emrin tim”: Pas aktgjykimit në Hagë, paralajmërohet protestë edhe në Prizren

Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës kanë paralajmëruar një protestë paqësore në Prizren. Tubimi është planifikuar të mbahet të premten, më 25 shtator, në Sheshin “Shadërvan”, nga ora 19:00. Organizatorët kanë bërë të ditur se përmes kësaj proteste synojnë të shprehin kundërshtimin e…

Lajme

22/09/2026 08:34

Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës kanë paralajmëruar një protestë paqësore në Prizren.

Tubimi është planifikuar të mbahet të premten, më 25 shtator, në Sheshin “Shadërvan”, nga ora 19:00.

Organizatorët kanë bërë të ditur se përmes kësaj proteste synojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit, duke theksuar se duan të mbrojnë dinjitetin e personave që, sipas tyre, kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës.

“Le ta shprehim qëndrimin tonë me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike”, thuhet në njoftimin për protestën.

Protesta po organizohet nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, së bashku me shoqatat e dala nga lufta.

Tubimi do të zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”.