Zjarr në një zonë të KEK-ut në magjistralen Prishtinë-Pejë, zjarrfikësit: Po digjen mbetje të hirit
Një vatër zjarri është aktivizuar në hapësirat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku janë përfshirë mbetje të hirit brenda perimetrit të kësaj korporate. Lidhur me ngjarjen, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur për Klankosova se ekipet ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë për izolimin e…
Lajme
Një vatër zjarri është aktivizuar në hapësirat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku janë përfshirë mbetje të hirit brenda perimetrit të kësaj korporate.
Lidhur me ngjarjen, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur për Klankosova se ekipet ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë për izolimin e plotë të zjarrit.
Sipas Shkodrës, situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për vendbanimet përreth apo jetën e qytetarëve.
Nga raportimet e ekipit në terren që është duke ndërhyrë, bëhet fjalë për zonën e KEK-ut, përkatësisht mbetje të hirit të tyre, dhe zjarri është brenda perimetrit të korporatës. Nuk ka ndonjë rrezik për djegie të shtëpive apo rrezik për jetën e njerëzve. konfirmimin zyrtar për zjarrin, e kemi pranuar rreth orës 22:30“ tha Shkodra.
Ai gjithashtu shtoi se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në këtë lokacion edhe më herët gjatë ditës.