Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot vjeshtor, me vranësira e intervale kohore me diell. Vende-vende priten riga shiu e mund të ketë edhe ndonjë rrebesh lokal shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe maksimalja pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal…

Lajme

21/09/2026 23:39

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot vjeshtor, me vranësira e intervale kohore me diell. Vende-vende priten riga shiu e mund të ketë edhe ndonjë rrebesh lokal shiu.

Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe maksimalja pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot më i  freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Tani po hymë në regjimin vjeshtor të motit dhe rrebeshet me bubullima priten më shumë në zona mesdhetare të Shqipërisë e në viset kontinentale vetëm riga shiu ose shi vjeshtor.

Të mërkurën mjaft freskët. Në mëngjes do të jetë ftohtë në shumë rajone me temperatura mjaft të ulëta. Dita me diell dhe vranësira, por pa reshje atmosferike. Temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht./MeteoBallkan