Përparim Gruda: S’duhet të jemi pishman për themelimin e Speciales
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se Kosova nuk duhet të bëhet pishman për votimin e Gjykatës Speciale, me gjithë vendimin dënues të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Ne nuk mund të kishim imagjinuar një shkelje të tillë të standardeve nga gjyqtarë që janë shkolluar në…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se Kosova nuk duhet të bëhet pishman për votimin e Gjykatës Speciale, me gjithë vendimin dënues të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Ne nuk mund të kishim imagjinuar një shkelje të tillë të standardeve nga gjyqtarë që janë shkolluar në Perëndim, nga një gjykatë që është e vendosur në Perëndim”.
Lidhur me projektligjin e ri të PDK-së, Gruda sqaroi se shkalla e dytë është lënë të përmbyllet në Hagë për shkak të shpresave të mbrojtjes për të rrëzuar shkeljet procedurale, por siç tha ai, parashihet që shkalla e tretë në Gjykatën Supreme, si dhe çdo rigjykim eventual, të kthehen tërësisht në Kosovë, krahas vendosjes së një mekanizmi mbikëqyrës ndërkombëtar dhe parlamentar.