Bajqinovci i reagon Çitakut: Presim Kushtetuesen, projektligjin për Specialen do ta shqyrtojmë juridikisht
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci i është përgjigjur Vlora Çitakut, e cila tha se nëse LVV zotohet se e voton Projektligjin për Specialen, PDK i tërheq lëndët nga Kushtetuesja. Bajqinovci tha se VV pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Ndërsa për ndryshim plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale,…
Lajme
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci i është përgjigjur Vlora Çitakut, e cila tha se nëse LVV zotohet se e voton Projektligjin për Specialen, PDK i tërheq lëndët nga Kushtetuesja.
Bajqinovci tha se VV pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Ndërsa për ndryshim plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ai tha se LVV do ta shqyrtojë atë me kujdes nga aspekti juridik.
Postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! foli sot qartë sa i përket iniciativës së PDK-së.
Ne thamë,
1. Presim që Gjykata Kushtetuese të vendosë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
2. Sa i përket propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit, LVV do ta shqyrtojë atë me kujdes nga aspekti juridik, përfshirë përputhshmërinë e tij me kornizën ligjore në fuqi dhe efektet që një ndërhyrje e tillë eventualisht mund të ketë në këtë fazë të procedurave pranë Dhomave të Specializuara. Dhe,
3. Vlerësojmë se në këtë fazë është më e rëndësishme të ndërtohet një qasje institucionale dhe shtetërore e koordinuar, e mbështetur në analizë të plotë juridike.
Vlora Çitaku në anën tjetër menjëherë paska nisë me kushtëzim që nese e japim votën për iniciativën e tyre e tërheqim lëndën. Po në këto rrethana për bindjen time që me 17 shtator ajo lëndë do të duhej të ishte e tërhequr e vet kjo me partinë e saj do të duhej të ktheheshin në Kuvend e mos të bënin gjeste të tilla.