Rrustemi i reagon Çitakut: Çështjes së Speciales t’i qasemi pa kalkulime politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, lidhur me Gjykatën Speciale. Në një postim në Facebook, Rrustemi ka thënë se çështja e Gjykatës Speciale nuk duhet të trajtohet përmes kalkulimeve politike. “Vlora Çitaku, nuk është bre gjithçka kalkulim politik. Të paktën çështjes së Gjykatës Speciale t’i…

Lajme

21/09/2026 21:41

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, lidhur me Gjykatën Speciale.

Në një postim në Facebook, Rrustemi ka thënë se çështja e Gjykatës Speciale nuk duhet të trajtohet përmes kalkulimeve politike.

“Vlora Çitaku, nuk është bre gjithçka kalkulim politik. Të paktën çështjes së Gjykatës Speciale t’i qasemi pa kalkulime e me pak më shumë prioritet”, ka shkruar Rrustemi.

Ai ka kritikuar, siç i ka quajtur, ndryshimet në qëndrimet e PDK-së lidhur me funksionalizimin e Kuvendit dhe Gjykatën Kushtetuese.

“Çka është kjo sjellje politike, njëherë thoni nuk kemi Kuvend, e çoni në Gjykatë Kushtetuese, bojkotoni kompletimin e kryesisë, pastaj i drejtoheni Kuvendit që e konsideroni antikushtetues dhe thuani i tërheqim kërkesat në Kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Rrustemi ka bërë thirrje për, siç ka thënë, më shumë reflektim mbi veprimet e së kaluarës dhe koordinim institucional.

“Ju lutem për pak seriozitet, më shumë reflektim për gabimet fatale të shkuara nga të cilat duhet të nxirren mësime dhe të kemi strategji shtetërore të bashkërenduar për mbështetje të procesit të padrejtë në Hagë”, ka shkruar Rrustemi.