Përparim Rama: Prishtina, ma e bukur se kurrë!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një sërë fotografish të realizuar së fundi në sheshet e kryeqytetit. Në këto fotografi shihen flamujt e UÇK-së e simbole të tjera të luftës çlirimtare në Kosovë, e të ish-krerëve të saj. Rama ka mbështetur edhe protestat gjithëpopullore që po mbahen në Prishtinë pas vendimit të Hagës ku…

Lajme

21/09/2026 10:36

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një sërë fotografish të realizuar së fundi në sheshet e kryeqytetit.

Në këto fotografi shihen flamujt e UÇK-së e simbole të tjera të luftës çlirimtare në Kosovë, e të ish-krerëve të saj.

Rama ka mbështetur edhe protestat gjithëpopullore që po mbahen në Prishtinë pas vendimit të Hagës ku dënoi me 81 vite burgim 4shen e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Rama vendosi fotografi të protestës së mbrëmshme në “cover”-in e tij në Facebook.

Gjithashtu, Përparim Rama postoi fotografi të qendrës së Prishtinës të mbushur me flamuj e simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mbishkrimin: “Prishtina më e bukur se kurrë.”/Lajmi.net/