Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka thënë se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj Kosovës. Ai kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, thuhet në njoftim. Në takim sipas zyrës së BE-së në Kosovë, u diskutua për mbështetjen politike dhe financiare që vendet e…
Lajme
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka thënë se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj Kosovës.
Ai kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, thuhet në njoftim.
Në takim sipas zyrës së BE-së në Kosovë, u diskutua për mbështetjen politike dhe financiare që vendet e BE-së i ofrojnë Kosovës në rrugën drejt integrimit.
Njoftimi i plotë:
Duke vazhduar kontaktet e mia me #TeamEurope në Kosovë, këtë mëngjes takova ambasadorin belg Arnaud Dusaucy. Diskutuam mbështetjen politike dhe financiare që BE-ja dhe shtetet e saj anëtare i japin Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Ne vazhdojmë të qëndrojmë me Kosovën.