​Hyjnë në një banesë në Prishtinë, hajnat vjedhin para, stoli ari dhe armë me municion

Para të gatshme, stoli ari dhe një armë zjarri janë vjedhur nga një banesë në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, vjedhja dyshohet se ka ndodhur ndërmjet 17 dhe 20 shtatorit. Persona ende të panjohur dyshohet se kanë hyrë në banesën e viktimës dhe kanë marrë para të gatshme, stoli ari dhe një…

Lajme

21/09/2026 09:53

Para të gatshme, stoli ari dhe një armë zjarri janë vjedhur nga një banesë në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, vjedhja dyshohet se ka ndodhur ndërmjet 17 dhe 20 shtatorit.

Persona ende të panjohur dyshohet se kanë hyrë në banesën e viktimës dhe kanë marrë para të gatshme, stoli ari dhe një armë zjarri me leje.

Bashkë me armën janë vjedhur edhe dy karikatorë dhe 15 fishekë.

Policia e ka cilësuar rastin si “vjedhje e rëndë”.