Tre pjesëtarë të FSK marrin pjesë në “Garën për Luftëtarin më të mirë” në SHBA, Ismail Ahmeti zë vendin e dytë
Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në “Garën për Luftëtarin më të mirë” në Ajova të SHBA-së. FSK ka njoftuar se tre pjesëtarë të FSK-së ishin pjesë në këtë garë. “Gara katër ditorë vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak.…
Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në “Garën për Luftëtarin më të mirë” në Ajova të SHBA-së.
FSK ka njoftuar se tre pjesëtarë të FSK-së ishin pjesë në këtë garë.
“Gara katër ditorë vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak. Në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti, i cili u rendit në mesin e finalistëve , duke siguruar vendin e dytë në këtë garë dhe duke përfaqësuar me profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar FSK.
FSK ka thënë se pjesëmarrja e tyre në këtë aktivitet është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e aftësive profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: