Arrestohet në Shtime një person i kërkuar për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në bazë të një urdhërese gjyqësore. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 20 shtator, rreth orës 20:20, në fshatin Godanc i Ulët të Shtimes.   Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Shtime ka arrestuar personin me inicialet B.H., 52 vjeç, i cili ishte i kërkuar…

Lajme

20/09/2026 23:48

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në bazë të një urdhërese gjyqësore. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 20 shtator, rreth orës 20:20, në fshatin Godanc i Ulët të Shtimes.

 

Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Shtime ka arrestuar personin me inicialet B.H., 52 vjeç, i cili ishte i kërkuar në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Sipas urdhëresës, personi ishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “trafikim me njerëz”.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është dërguar në qendrën e paraburgimit për vuajtjen e dënimit.