Ramush Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, shoqërohet nga të rinjtë me flamuj të UÇK-së

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ditën e sotme të vikendit e ka shfrytëzuar për të dalë në mal. Haradinaj ka publikuar një video në Facebook, ku ka bërë të ditur se është ngjitur në majën e Rupës. Në pamje shihet i shoqëruar nga një grup të rinjsh, ndërsa aty valon edhe flamuri i UÇK-së. Të…

Lajme

20/09/2026 13:54

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ditën e sotme të vikendit e ka shfrytëzuar për të dalë në mal.

Haradinaj ka publikuar një video në Facebook, ku ka bërë të ditur se është ngjitur në majën e Rupës.

Në pamje shihet i shoqëruar nga një grup të rinjsh, ndërsa aty valon edhe flamuri i UÇK-së.

Të rinjtë edhe vet ai mbanin edhe flamuj me mbishkrimin “Liria ka emër”, si dhe flamuj me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.