FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026”. Në këtë ushtrim do të marrin pjesë FSK-ja, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria. Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje…

Lajme

19/09/2026 12:00

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026”.

Në këtë ushtrim do të marrin pjesë FSK-ja, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

“Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/