Koci kërkon sqarime publike nga avokatët e Thaçit dhe të tjerëve: Ku ka qenë problemi? – Pse asnjë sinjal se mund të përfundonte kështu?

Avokati Arianit Koci ka kërkuar që ekipet mbrojtëse të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë në Hagë të dalin publikisht dhe të sqarojnë se si ka ardhur deri te dënimet. Në një postim, Koci ka ngritur pyetje se pse gjatë procesit nuk është dhënë asnjë sinjal se çështja mund të përfundonte me këto…

Lajme

19/09/2026 11:52

Avokati Arianit Koci ka kërkuar që ekipet mbrojtëse të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë në Hagë të dalin publikisht dhe të sqarojnë se si ka ardhur deri te dënimet.

Në një postim, Koci ka ngritur pyetje se pse gjatë procesit nuk është dhënë asnjë sinjal se çështja mund të përfundonte me këto dënime, raporton lajmi.net

“Avokatët e Thaçit dhe të tjerëve duhet me dalë publikisht e me tregu çka ka ndodhë gjatë procesit dhe si erdhi deri te këto dënime. Ku ka qenë problemi? Pse nuk është dhënë asnjë sinjal se mund të përfundonte kështu?”, ka shkruar Koci.

Postimi i tij i plotë:

Avokatët e Thaçit dhe të tjerëve duhet me dalë publikisht e me tregu çka ka ndodhë gjatë procesit dhe si erdhi deri te këto dënime.
Ku ka qenë problemi? Pse nuk është dhënë asnjë sinjal se mund të përfundonte kështu?
Interpretimet politike janë çështje e jona e brendshme. Prej ekipeve mbrojtëse presim sqarim profesional, të qartë dhe konkret.
Këtë ua kanë obligim qytetarëve, sepse kanë përfaqësuar figurat më të larta shtetërore të Kosovës, duke filluar nga ish-presidenti i vendit.
Veç kësaj, për mbrojtjen juridike janë dhënë deri tani rreth 40 milionë euro (vetëm për këta katër rreth 28.5) nga buxheti i Kosovës./Lajmi.net/