Ish-fituesi i “Big Brother Albania” bëhet baba për herë të parë
Ish-fituesi i edicionit të tetë të reality show-t “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, është bërë baba për herë të parë. Lajmi i ëmbël është bërë i ditur përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale. Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ema. Në pamjet e shpërndara nga spitali,…
ShowBiz
Ish-fituesi i edicionit të tetë të reality show-t “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, është bërë baba për herë të parë.
Lajmi i ëmbël është bërë i ditur përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale.
Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ema.
Në pamjet e shpërndara nga spitali, partnerja e tij, Rrezja, ka publikuar një foto ku Veseli shihet pranë të voglës së tyre, shoqëruar me mbishkrimin e ngrohtë:
“Një jetë e tërë në një fotografi”.

Po ashtu, janë publikuar edhe pamje nga dhoma e përgatitur me tullumbace dhe lule rozë, ku shkruhet “Mirë se erdhe, Ema”.
Ky moment i bukur vjen vetëm pak muaj pas dasmës së tyre, duke kurorëzuar dashurinë e çiftit me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.