Agon Maliqi: Kush e beson se Thaçi 27-vjeçar kishte autoritet t’u kërkonte llogari komandantëve?

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar lidhur me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale. Maliqi, ka shtruar pyetjen se ‘’cili njeri që jeton në Kosovë, që e njeh qysh funksionon Kosova, e sidomos kapacitetin tonë organizativ, e beson sinqerisht faktin se Thaçi 27 vjeçar kishte autoritet në ato…

Lajme

18/09/2026 23:12

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar lidhur me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale.

Maliqi, ka shtruar pyetjen se ‘’cili njeri që jeton në Kosovë, që e njeh qysh funksionon Kosova, e sidomos kapacitetin tonë organizativ, e beson sinqerisht faktin se Thaçi 27 vjeçar kishte autoritet në ato rrethana për me ju diktu ose kërku llogari komandantave për diçka, përkundër rolit formal, e sidomos përtej Drenicës?’’.

‘’Po thuhet se “e vërteta na çliron.” Cila e vërtetë? Viktimat nuk i mohoi as mbrojtja. Katërshja u dënua për krime të të tjerëve të cilët u përmendën me emra por çuditërisht as që ishin të akuzuar. Cili njeri që jeton në Kosovë, që e njeh qysh funksionon Kosova, e sidomos kapacitetin tonë organizativ, e beson sinqerisht faktin se Thaçi 27 vjeçar kishte autoritet në ato rrethana për me ju diktu ose kërku llogari komandantave për diçka, përkundër rolit formal, e sidomos përtej Drenicës?

Thaçi s’ka mujtë me i kontrollu politikisht as në kulmin e fuqisë në pushtet. Aktgjykimi e trajtoi Shtabin e Përgjitshëm si autoritet dhe strukture të mirëfilltë hierarkike, me dënimet e shqiptuara jo sipas veprave individuale por sipas hierarkisë politike në shtab. Jam kurreshtar me e ditë se mbi çfarë faktesh ose dëshmish kanë ardhur në këtë përfundim të kontrollit, sepse ato nuk janë parë në gykatë dhe madje janë sfiduar fuqishëm nga mbrojtja. Faji i vetëm i Thaçit e për të cilin me gjasë edhe u dënua është se nuk deshi t’i inkriminojë të tjerët. Një apel i drejte do ta çmontonte këtë rast, dhe ky lloj procesi me shumë mangësi nuk është as drejtësi për viktimat, e as zbulim i ndonjë të vërtete të qëndrueshme përballë fakteve’’, ka shkruar ai.