Ushtarët e FSK-së trajnohen për snajper
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pjesëtarët e KDS-së kanë përfudnuar kursin e avancuar për snajper, duke u fokusuar në detyrat e vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë. Sipas Maqedoncit, një nga objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pjesëtarët e KDS-së kanë përfudnuar kursin e avancuar për snajper, duke u fokusuar në detyrat e vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.
Sipas Maqedoncit, një nga objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Gjatë kursit, pjesëtarët kanë avancuar aftësitë në planifikimin e misionit, qitjen me precizion, kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen, teknikat e përndjekjes dhe vëzhgimit, si dhe identifikimin dhe angazhimin e caqeve” tha deklaruar Maqedonci.
Ky është postimi i plotë i tij:
Një nga objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pjesëtarët e KDS-së kanë përfunduar Kursin e Avancuar për Snajper, me fokus në detyrat e vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.
Gjatë kursit, pjesëtarët kanë avancuar aftësitë në planifikimin e misionit, qitjen me precizion, kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen, teknikat e përndjekjes dhe vëzhgimit, si dhe identifikimin dhe angazhimin e caqeve.
Vazhdojmë të investojmë në profesionalizmin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.