Incidenti me Aida Dërgutin, policia: Është suspenduar një zyrtar policor i trafikut

Policia e Kosovës ka tentuar sot të ndalojë Aida Dërgutin e PDK-së nën pretendimin se, siç u raportua, shkeli rregullat e komunikacionit derisa po kalonte rrugën për t’iu bashkuar protestës së sotme të OVL UÇK’së. Kjo çoi në një përplasje të protestuesve me policinë, të cilët kundërshtuan ndalimin e saj. Rreth këtij rasti ka folur…

Lajme

18/09/2026 19:36

Policia e Kosovës ka tentuar sot të ndalojë Aida Dërgutin e PDK-së nën pretendimin se, siç u raportua, shkeli rregullat e komunikacionit derisa po kalonte rrugën për t’iu bashkuar protestës së sotme të OVL UÇK’së. Kjo çoi në një përplasje të protestuesve me policinë, të cilët kundërshtuan ndalimin e saj.

Rreth këtij rasti ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ky i fundit ka njoftuar se, lidhur me këtë, PK-ja suspenduar një zyrtar policor të trafikut.

‘’Referuar kërkesës suaj ju konformojmë se, Policia e Kosovës bazuar në udhëzimet dhe procedurat e parapara, ka suspenduar një zyrtarë policor të trafikut, i cili ka qenë i përfshirë në një rast para fillimit të protestës së sotme në kryeqytet’’, ka thënë ai për lajmi.net