Konjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca e ka uruar ambasadorin Dusaucy për fillimin e mandatit, duke i dëshiruar sukses në…
Lajme
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca e ka uruar ambasadorin Dusaucy për fillimin e mandatit, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e detyrës së tij diplomatike, transmeton lajmi.net.
Gjatë takimit është vlerësuar gjendja e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Belgjikës ndaj Kosovës.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën politike dhe ekonomike.
Konjufca dhe ambasadori belg kanë diskutuar gjithashtu për proceset e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejshëm në këto procese./lajmi.net/