Ismaili pas takimit me Thaçin dhe Veselin: Të qëndrojmë të bashkuar për Kosovën tonë, për historinë tonë, për të ardhmen tonë

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka treguar se është duke u kthyer nga Haga në Prishtinë. Ismaili u shpreh se këto dy ditë ka qëndruar me dy ish-liderët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, transmeton lajmi.net. Ai u shpreh se vendimi i djeshëm veç se i ka…

Lajme

17/09/2026 20:35

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka treguar se është duke u kthyer nga Haga në Prishtinë.

Ismaili u shpreh se këto dy ditë ka qëndruar me dy ish-liderët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, transmeton lajmi.net.

Ai u shpreh se vendimi i djeshëm veç se i ka bërë më të fortë katërshen e UÇK-së.

“Nuk i kishte thyer dënimi në aspektin shpirtëror, por vetëm iu kishte dhënë forcë edhe më shumë për të vazhduar betejën e tyre.”, tha ndër të tjera Ismaili.

Ai shtoi se nga nesër do të jetë në shesh të Prishtinës për t’iu bashkangjitur protestave./lajmi.net/