“KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë kundër Donika Gërvallës, pas aktgjykimit në Hagë(VIDEO)

Një aksion me mbishkrimin “KU JE SHPIUNE?” është zhvilluar në objektin ku ndodhet Ministria së Drejtësisë, institucion i drejtuar nga Donika Gërvalla-Schwarz. Aksioni vjen një ditë pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, transmeton…

Lajme

17/09/2026 16:49

Një aksion me mbishkrimin “KU JE SHPIUNE?” është zhvilluar në objektin ku ndodhet Ministria së Drejtësisë, institucion i drejtuar nga Donika Gërvalla-Schwarz.

Aksioni vjen një ditë pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, transmeton lajmi.net.

Në videon e publikuar nga Nacionale, shihen një person duke e shkruar “Ku je shpiune?”.

Më 16 shtator, trupi gjykues i shpalli katër ish-krerët fajtorë për katër akuza për krime lufte: ndalim dhe arrestim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Në të njëjtën kohë, ata u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit. 

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe ekipet mbrojtëse kanë paralajmëruar ankesë në Apel. 

Aksioni ka të bëj me heshtjen totale të ministres Gërvalla në lidhje me vendimin dhe me një deklaratë kahmotshme, ku ministrja thoshte se do dorzonte dosje në Gjykatë Speciale./lajmi.net/