Anita Haradinaj foli edhe për vështirësitë me të cilat ajo ishte përballur gjatë kohës kur ish-Komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ishte mbajtur në paraburgim në Hagë ku ishte gjykuar për krime lufte. Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm në përfundim të procesit dhe ishte liruar.
“Nëna Rukë shpërtheu në lotë pas verdiktit ndaj katërshes së UÇK-së” – Anita Haradinaj flet pas seancës së djeshme të Speciales
Rukë Haradinaj, nëna e dëshmorëve Shkëlzen e Luan Haradinaj, shpërtheu në lotë pasi e dëgjoi verdiktin dënues të trupit gjykues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, rrëfeu sot gazetarja Anita Haradinaj. Anita, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, tregoi sot se e përcolli seancën e djeshme të Gjykatës Speciale bashkë me vjehrrën e saj, nënën…
Lajme
Rukë Haradinaj, nëna e dëshmorëve Shkëlzen e Luan Haradinaj, shpërtheu në lotë pasi e dëgjoi verdiktin dënues të trupit gjykues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, rrëfeu sot gazetarja Anita Haradinaj.
Anita, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, tregoi sot se e përcolli seancën e djeshme të Gjykatës Speciale bashkë me vjehrrën e saj, nënën e dëshmorëve, Nënën Rukë.
“Unë e përcolla dje seancën bashkë me Nanën Rukë, ajo filloi të qajë. Iu ngrit tensioni shumë dhe aty i thash ty të kanë vdekë gjithë ata djemë – sepse ajo jo veç djemve të vet, por të gjithë ushtarëve të UÇK-së u thotë djemë të mi – i thash s’ke çka me bo”, tha ajo.
“Aty është gjykuar e gjithë lufta, jo vetëm ata katër individë”, vazhdoi Anita Haradinaj në një deklaratë në Klan Kosova.