“Liria është fituar me gjak”, mesazhi i ri i Dua Lipës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me një total prej 81 vitesh burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ylli kosovar i muzikës ka shpërndarë në Instagram dy postime të publikuara…
ShowBiz
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me një total prej 81 vitesh burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ylli kosovar i muzikës ka shpërndarë në Instagram dy postime të publikuara fillimisht nga babai dhe menaxheri i saj, Dukagjin Lipa.
Në njërin prej postimeve shfaqet mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa në postimin tjetër renditen shifra që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë.
“1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.
Reagimi i Dua Lipës vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, në një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.