Jashari pas vendimit të Speciales: Do të lëvizim çdo gur për të vërtetën, na duhet të jemi të fortë për t’i dal zot atyre që i dolën zot atdheut

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka shkruar pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Ajo ka thënë se se do të lëvizin çdo gur për të vërtetën. “Edhe atëherë kur UÇK-në nuk e besuan. Edhe sot, kur kanë prekur në imazhin e gjithë historisë së Kosoves. Unë vazhdoj të…

Lajme

17/09/2026 10:13

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka shkruar pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Ajo ka thënë se se do të lëvizin çdo gur për të vërtetën.

“Edhe atëherë kur UÇK-në nuk e besuan. Edhe sot, kur kanë prekur në imazhin e gjithë historisë së Kosoves. Unë vazhdoj të thërras fuqishëm në emër të UÇK-së, me atë rezistencë që mua ma ka dhënë mundësinë të jetoj e lirë. Dhe, bashkë me të gjithë ata që ndajnë të njëjtin qëndrim, do të lëvizim çdo gur për të vërtetën. Sepse sot, asnjëri prej nesh nuk guxon të bjerë. Ne duhet dhe do të qëndrojmë të fortë, për t’u dalë zot atyre që i dolën zot atdheut”, ka shkruar Jashari. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: