Specialja: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës
Kryegjykatësi, Charles Smith ka thënë se trupi gjykues ka konstatuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës. Ai tha se objektivat e ushtarëve dhe katërshes së UÇK-së ishin që Kosova të ishte e pavarur. “Trupi gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit dhe personat e tjerë në udhëheqjen e UÇK-së, kishin dy…
Lajme
Kryegjykatësi, Charles Smith ka thënë se trupi gjykues ka konstatuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se objektivat e ushtarëve dhe katërshes së UÇK-së ishin që Kosova të ishte e pavarur.
“Trupi gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit dhe personat e tjerë në udhëheqjen e UÇK-së, kishin dy objektiva, Pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi atë që shpresonin se do të kishte një Kosovë të Pavarur”, tha Smith.