​Bashkëfshatarët e Kadri Veselit në Mitrovicë presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Bashkëfshatarët e Kadri Veselit në Mitrovicë po presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. KosovaPress është duke qëndruar te familja e Veselit në Mitrovicë, ku po qëndrojnë disa prej familjarëve të ngushtë, por të njëjtit nuk pranuan të prononcohen për media. E Sabit Hasani, bashkëfshatar i Veselit, tha se ish-krerët e UÇK-së janë…

Lajme

16/09/2026 10:06

Bashkëfshatarët e Kadri Veselit në Mitrovicë po presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

KosovaPress është duke qëndruar te familja e Veselit në Mitrovicë, ku po qëndrojnë disa prej familjarëve të ngushtë, por të njëjtit nuk pranuan të prononcohen për media.

E Sabit Hasani, bashkëfshatar i Veselit, tha se ish-krerët e UÇK-së janë heronj të gjallë të Kosovës dhe se krejt Kosova po pret lirimin e tyre.

“Vendimin e sotëm e pres me shumë gëzim, lirim për ish-krerët e UÇK-së. Janë shku për këtë liri. Ata janë heronj të gjallë dhe njëherë e 100 vjet lindin këso njerëz. Jam shumë i emocionuar dhe ishalla dalin sa më shpejt… Për Kadri Veselin dhe familjen Veseli kam vetëm fjalë të mira”, tha ai.