Trupi Gjykues për Rexhep Selimin: Inkurajoj dhe mori pjesë në krime në mënyra të ndryshme
Trupi Gjykues për Rexhep Selimin thotë se inkurajoj dhe mori pjesë në krime në mënyra të ndryshme. Sipas Trupit Gjykues, Selimi ishte në dijeni për një numër të konsiderueshëm të krimeve, transmeton lajmi.net. “Mori persona besnik në pozita kyçe që shumë prej tyre kryenin krime apo ishin në dijeni për qëllimin e përbashkët. Selim inkurajoj…
Lajme
Trupi Gjykues për Rexhep Selimin thotë se inkurajoj dhe mori pjesë në krime në mënyra të ndryshme.
Sipas Trupit Gjykues, Selimi ishte në dijeni për një numër të konsiderueshëm të krimeve, transmeton lajmi.net.
“Mori persona besnik në pozita kyçe që shumë prej tyre kryenin krime apo ishin në dijeni për qëllimin e përbashkët. Selim inkurajoj dhe mori pjesë në krime në mënyra të ndryshme që përshkruhen me plotësi në aktgjykim. Konkreitsht Selimi mori pjesë në arrestimin dhe ndalimin e 13 parlamentarëve në Qirez dhe ishte i pranishëm në disa vende krimi të paraqitura në akakzuë. Selimi inkurajoj kryerjen e krimeve me anë të pjesëmarrjes me luftën speciale të Shtabit të Përgjithshëm. Dhe krijimit të precedentit se krimet ishin të pranueshme përmes pjesëmarrjes personale në ato krime. Selimi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm ë krimeve të kryera ndaj kundërshtarëve. Me gjithë dijeninë që kishte Selimi nuk ndërmori asnjë hap për ndalimin apo ndëshkimin e tyre”, thuhet ndër të tjera./lajmi.net/