Pacolli: 39 gjoba dhe 32 vendime për ndërprerje të punimeve gjatë dy javëve

Ministrja e Mjedisi tdhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit Inspektorati i Mjedisit ka realizuar një sërë veprimesh inspektuese në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimit të ligjit. Sipas njoftimit të Pacollit, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 39 gjoba administrative, ndërsa janë realizuar 52 inspektime me procesverbal. Po…

Lajme

14/09/2026 21:43

Ministrja e Mjedisi tdhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit Inspektorati i Mjedisit ka realizuar një sërë veprimesh inspektuese në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimit të ligjit.

Sipas njoftimit të Pacollit, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 39 gjoba administrative, ndërsa janë realizuar 52 inspektime me procesverbal.

Po ashtu, Inspektorati ka nxjerrë 32 vendime për ndërprerje të punimeve, si dhe ka përgatitur 23 raporte dhe përgjigje ndaj palëve.

Pacolli ka theksuar se Inspektorati i MMPH-së po vazhdon punën për mbrojtjen e mjedisit, ujërave dhe natyrës, si dhe për garantimin e ligjshmërisë në fushën e planifikimit dhe ndërtimit.

“Vazhdojmë me punë e angazhim për një Kosovë të pastër e të gjelbër, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe ku interesi publik është mbi çdo interes tjetër”, ka deklaruar Pacolli.