Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së PDK-së për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar pranimin e kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit. “Konfirmojmë dorëzimin e kërkesës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përkitazi me konstituimin e Kuvendit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për rtv 21. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë sot se…

Lajme

14/09/2026 13:18

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar pranimin e kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Konfirmojmë dorëzimin e kërkesës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përkitazi me konstituimin e Kuvendit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për rtv 21.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë sot se presin që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për të parandaluar pasoja të mëtejshme juridike dhe institucionale.

Kërkesa e PDK-së vjen një ditë pasi Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë Kurti 4, në një seancë të jashtëzakonshme.

Qeveria u votua me 59 vota për, ndërsa tetë vota kundër erdhën nga deputetët e Listës Serbe. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në seancë.

Votimit të Qeverisë i parapriu vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, të mbajtur në orët e paradites.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të konstituuar Legjislaturën e 11-të, ndonëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.

PDK-ja e bojkotoi vazhdimin e seancës, duke pretenduar se në këtë proces janë shkelur Kushtetuta dhe ligjet.