Aida Dërgutin emocionohet dhe tradhtohet nga lotët derisa flet për rrugëtimin për liri

Me fillim nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet “Marshi për Liri”. Në “Speciale” e ftuara Aida Dërguti, që ka qenë edhe ushtare e lirisë, nisi të fliste për rrugëtimin e çlirimit të Kosovës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Gjatë deklarimit të saj, ajo u pushtua nga emocionet duke i rrjedhur…

Lajme

12/09/2026 13:02

Me fillim nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet “Marshi për Liri”.

Në “Speciale” e ftuara Aida Dërguti, që ka qenë edhe ushtare e lirisë, nisi të fliste për rrugëtimin e çlirimit të Kosovës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Gjatë deklarimit të saj, ajo u pushtua nga emocionet duke i rrjedhur lotët.

“Sot kur po e shoh këtë grumbullim, fatmirësisht edhe moti është më i mirë, dhe ky marsh do të jetë një shëtitje e familjeve të cilët nuk duhet të përtojnë të dalin sot. Nëse gjatë luftës UÇK marshoi për çlirimin e vendit, dhe për lirinë e qytetarëve të saj, në borë e në shi, nën breshëri plumbash, ku secila pushkë e UÇK-së që ka krisë në Kosovë, ka qenë e bartur mbi supet e djemve dhe vajzave, mbi supet e njoma të tyre”, tha Dërguti, teksa u pushtua nga lotët.

YouTube player