Nasim Haradinaj: Jam optimist që ish-krerët e UÇK-së do kthehen në Kosovë me verdiktin e pafajësisë

Sheshi i Prishtinës “Skënderbeu” po fillon të mbushet me qytetarë të cilët do të jenë pjesëmarrës në “Marshin për Liri”. “Marshi i Lirisë” i cili do të fillojë zyrtarisht nga ora 14:00 ka ngjallur shumë interesim te qytetarët të cilët solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Nasim Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova…

Lajme

12/09/2026 12:50

Sheshi i Prishtinës “Skënderbeu” po fillon të mbushet me qytetarë të cilët do të jenë pjesëmarrës në “Marshin për Liri”.

“Marshi i Lirisë” i cili do të fillojë zyrtarisht nga ora 14:00 ka ngjallur shumë interesim te qytetarët të cilët solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Nasim Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova tha se ish-krerët e UÇK-së do të marrin një mesazh të fortë i cili do t’u ndihmojë atyre të kalojnë edhe katër ditët e fundit deri te verdikti final.

Haradinaj tha se është i bindur se katërshja e ish-krerëve të UÇK-së do të kthehen në Kosovë pas 16 shtatorit si të pafajshëm.

“Uroj që ky të jetë tubimi i fundit i këtij lloji pasi unë jam optimist, dita ditës jam edhe më optimist se ata do të kthehen me verdiktin e pafajësisë, të pafajshëm janë marrë dhe të pafajshëm do të kthehen. Atyre jo që u ka munguar ideja që populli po i përkrah, sepse e dinë, mirëpo sot me siguri që do iu jap emocione të veçanta, besoj që ata do t’i forcojë edhe më tepër që ti kalojnë edhe këto 4 ditë”, tha ai.