Qytetarë dhe ish-ushtarë të UÇK-së nisin të mblidhen në sheshin e Prishtinës

Ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sheshet e Prishtinës, në prag të “Marshit të Lirisë”, i cili mbahet sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Të veshur me uniformat e UÇK-së, si në ditët e luftës, ata janë parë duke iu bashkuar qytetarëve të shumtë…

Lajme

12/09/2026 12:31

Ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sheshet e Prishtinës, në prag të “Marshit të Lirisë”, i cili mbahet sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Të veshur me uniformat e UÇK-së, si në ditët e luftës, ata janë parë duke iu bashkuar qytetarëve të shumtë që kanë mbërritur në kryeqytet për të marrë pjesë në marshin paqësor, raporton lajmi.net

Marshi pritet të nisë nga ora 14:00, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi dhe trajtim të drejtë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin./Lajmi.net/