Bedri Hamza e Ardian Gjini folës, Shkurte Fejza e Arif Vladi performojnë, skenari për marshin e sotëm

Platforma “Liria Ka Emër” ka ndarë skenarin për marshin e sotëm të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në sheshin “Skënderbeu”. Folës kryesorë do të jenë kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, si dhe ai i AAK’së, Ardian Gjini, ndërsa nga artistët më të njohur do të performojnë Shkurte Fejza e Arif Vladi. Organizatorët kanë…

Lajme

12/09/2026 12:24

Platforma “Liria Ka Emër” ka ndarë skenarin për marshin e sotëm të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në sheshin “Skënderbeu”.

Folës kryesorë do të jenë kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, si dhe ai i AAK’së, Ardian Gjini, ndërsa nga artistët më të njohur do të performojnë Shkurte Fejza e Arif Vladi.

Organizatorët kanë thënë se kanë ftuar të gjithë liderët e partive parlamentare shqiptare për të qenë folës në këtë organizim, por se ftesës i janë përgjigjur vetëm Hamza e Gjini.

Marshi do të nisë nga ora 14:00.

SKENARI – MARSHI PËR LIRI

Moderator: Berat Miftari

12 shtator | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

1. HAPJA ARTISTIKE

Arbnora Zogiani interpreton:

“Pa duvak s’ka me u ba nuse”

2. HAPJA ZYRTARE E MARSHIT

BERAT MIFTARI

Ftoj në skenë dy përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”:

Ismail Tashollin dhe Eliza Hoxhën!

3. HYSNI GUCATI

[Flet Hysni Gucati.]

4. LIRJONA SYLEJMANI – vajza e dëshmorit të kombit Bajram Sylejmani

[Flet Lirjona Sylejmani.]

5. ARIF VLADI – “MARSHI I UÇK-së”

[Interpreton Arif Vladi.]

6. ARDIAN GJINI – kryetari i Aleancës për Kosovën

[Flet Ardian Gjini.]

7. BEDRI HAMZA – kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës

[Flet Bedri Hamza.]

8. BUNA MUSTAFA – vajza e Sali Mustafës – Calit

[Flet Buna Mustafa.]

9. SHKURTE FEJZA

SHKURTE FEJZA me himin e shqiptarëve “Mora Fjalë”