Mot pjesërisht i vranët sot në Kosovë, priten edhe riga shiu
Kosova sot do të karakterizohet nga mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell, ndërsa në disa pjesë të vendit priten edhe reshje lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pjesës së dytë të ditës në disa zona mund të ketë riga shiu, kryesisht me karakter lokal. Temperaturat minimale do të lëvizin…
Lajme
Kosova sot do të karakterizohet nga mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell, ndërsa në disa pjesë të vendit priten edhe reshje lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pjesës së dytë të ditës në disa zona mund të ketë riga shiu, kryesisht me karakter lokal.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.