Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK doli
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka treguar edhe arsyen se pse vendosi të qëndrojë i vetëm në sallën e Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk e votoi kandidaturën e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit. Lushtaku tha se vendimi për të qëndruar në sallë ishte personal, pasi donte të shihte nga afër reagimet e deputetëve të VV-së…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka treguar edhe arsyen se pse vendosi të qëndrojë i vetëm në sallën e Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk e votoi kandidaturën e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.
Lushtaku tha se vendimi për të qëndruar në sallë ishte personal, pasi donte të shihte nga afër reagimet e deputetëve të VV-së pas votimit.
Ai në T7 e cilësoi si të papranueshme sjelljen e tyre, duke thënë se, në vend që të merreshin seriozisht me situatën politike, ata po qeshnin dhe po talleshin.
Sipas Lushtakut, kjo tregon se deputetët e VV-së po “luajnë me fatin e Kosovës” derisa po tentojnë të nënçmojnë e poshtërojnë kundërshtarët e tyre politikë.