Avokati i Kilajt kundërshton pretendimet e ZPS-së: Po kërkohet fajësi për një vepër të papërfunduar

Në seancën ku po paraqiten fjalët përfundimtare në rastin “Thaçi 2”, avokati i Isni Kilajt, Joe Holmes, ka kundërshtuar argumentet e Prokurorisë së Specializuar lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. Holmes tha se, sipas mbrojtjes, pretendimi për pengim nuk është në përputhje me elementet e një tentative për kryerjen e veprës penale.…

Lajme

11/09/2026 13:38

Në seancën ku po paraqiten fjalët përfundimtare në rastin “Thaçi 2”, avokati i Isni Kilajt, Joe Holmes, ka kundërshtuar argumentet e Prokurorisë së Specializuar lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Holmes tha se, sipas mbrojtjes, pretendimi për pengim nuk është në përputhje me elementet e një tentative për kryerjen e veprës penale.

“Ne parashtrojmë që kjo nuk është në përputhje me tentativën dhe ne parashtrojmë se është e pamundur të realizohet pengimi. Domethënë, si mund të pengojë i akuzuari, kur për shembull marrëveshja nuk është që të pengohet”, deklaroi Holmes.

Ai theksoi se në këtë rast bëhet fjalë për një pengim të supozuar dhe një tentativë të supozuar për pengim, ndërsa sipas tij Prokuroria po kërkon që gjykata të shpallë fajësi për një vepër që nuk është përfunduar.

“Kemi të bëjmë me një pengim të supozuar, një tentativë pengimi të supozuar, ndërkohë që Prokuroria iu kërkon juve, i nderuar zotëri gjykatës, që të merrni vendim fajësie për një vepër të papërfunduar”, tha avokati.

Duke folur për akuzën për komplot, Holmes tha se komploti lidhet me një krim apo akt të synuar, por kundërshtoi qasjen që, sipas tij, do t’i përfshinte të gjitha veprat penale në të njëjtën kategori.

“Sa i takon komplotit, komploti sigurisht që ka të bëjë me një krim apo akt synimi, por edhe në qoftë se komploti mund të realizohej, asnjëherë nuk ka qenë objektivi i ligjvënësit që t’i fuste në një thes të gjitha krimet, siç pretendon avokati i përgjithshëm në këtë rast”, tha Holmes.

Sipas mbrojtjes, është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes veprave penale, pasi ato nuk kanë domosdoshmërisht të njëjtën peshë.