“Për ku jeni nis, o ushtria e kuqe?”, Kadrijaj: Për Kurtin nuk ka Kushtetutë, Dejona është mbi rendin kushtetues

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës. Kadrijaj ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për Albin Kurtin, nuk ka Kushtetutë, ligje e as rregullore. Tutje, Kadrijaj ka përmendur Dejona Mihalin e VV-së, duke thënë se është mbi rendin kushtetues. “Për Albin…

Lajme

11/09/2026 13:20

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Kadrijaj ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për Albin Kurtin, nuk ka Kushtetutë, ligje e as rregullore.

Tutje, Kadrijaj ka përmendur Dejona Mihalin e VV-së, duke thënë se është mbi rendin kushtetues.

“Për Albin Kurtin e LVV-së nuk ka Kushtetutë, ligje e as rregullore. Dejona është mbi rendin kushtetues. Për ku jeni nis, o ushtria e kuqe!”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.