OVL-UÇK kritikon kërkesat e ZPS-së: Nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas kërkesave të fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë. OVL-UÇK i ka cilësuar këto kërkesa si të pritshme, duke akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas kërkesave të fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.
OVL-UÇK i ka cilësuar këto kërkesa si të pritshme, duke akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, raporton lajmi.net
Sipas organizatës, gjatë procesit janë përdorur edhe materiale që i konsideron të kontestueshme, përfshirë materiale të ardhura nga Serbia.
“Është e vështirë të mos shtrohet pyetja nëse, përballë dështimeve të saj në proceset e zhvilluara në Hagë, ZPS-ja sot po përpiqet ta arsyetojë punën e vet përmes një qasjeje edhe më ndëshkuese”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
Organizata ka kritikuar gjithashtu kërkesat për dënime të rënda me burgim, duke thënë se ato nuk e forcojnë besimin në drejtësi dhe se krijojnë përshtypjen e një “narrative të paracaktuar” ndaj UÇK-së.
Në fund, OVL-UÇK ka thënë se, pavarësisht qëndrimit të saj ndaj Prokurorisë, pret që vendimet të merren nga gjykatësit mbi bazën e ligjit dhe standardeve të drejtësisë.
“Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”, përfundon reagimi./Lajmi.net/