Musliu: Kurti në koordinim me Listën Serbe, nuk duan Kuvend para 16 shtatorit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se është në koordinim me Listën Serbe për të penguar konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit. Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka pretenduar se Kurti dhe Lista Serbe nuk duan që Kosova të ketë Kuvend të konstituuar para kësaj date. “Albin Kurti…

Lajme

09/09/2026 14:05

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se është në koordinim me Listën Serbe për të penguar konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka pretenduar se Kurti dhe Lista Serbe nuk duan që Kosova të ketë Kuvend të konstituuar para kësaj date.

“Albin Kurti në koordinim të plotë me Listën Serbe nuk duan të kemi Kuvend para datës 16 shtator”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka thënë se, pavarësisht zhvillimeve politike, historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet.

“E keni të kotë! Nuk do mund ta rishkruani historinë!”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

Musliu ka përmendur edhe disa prej vendeve që, sipas saj, janë pjesë e historisë së luftës dhe sakrificës së shqiptarëve për liri, duke përfshirë Prekazin, Çirezën, Likoshanin, Likocin, Reçakun, Abrinë, Poklekun, Krushën dhe Mejën.

“Është shkruar me gjakun dhe sakrificën e njerëzve tanë”, ka përfunduar Musliu. /Lajmi.net/