VV-ja ua mbyll derën Çitakut e Shalës, Nagavci: Nuk do t’i votojmë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj nuk do t’i votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit. “Ishin dy çështje pse u shty seanca e sotme. E para ka të bëjë me kushtetutshmërinë, dhe e dyta ka të bëjë me propozimet e PDK-së e LDK-së. Deklarata e…

Lajme

09/09/2026 13:50

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj nuk do t’i votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit.

“Ishin dy çështje pse u shty seanca e sotme. E para ka të bëjë me kushtetutshmërinë, dhe e dyta ka të bëjë me propozimet e PDK-së e LDK-së. Deklarata e Simiqit është e papranueshme dhe bie ndesh me Kushtetutën”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka bërë të ditur se VV-ja kundërshton edhe propozimin e Listës Serbe, duke kërkuar tërheqjen e deklaratës së Igor Simiqit.

Nagavci ka theksuar se për Vetëvendosjen është me rëndësi që proceset institucionale të përfundojnë sa më shpejt.

“Për VV-në është shumë e rëndësishme edhe të kemi konstituimin e Kuvendit, edhe formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit sa më shpejt”, ka deklaruar Nagavci. /Lajmi.net/