“S’ka vota as për Vlora Çitakun as për Kujtim Shalën” Haxhiu e shtyn seancën konstituive për të premten

Në Kuvendin e Kosovës janë rikthyer deputetët të cilët patën gjysmë ore pauzë. Pas propozimit të emrave për nënkryetarë të kuvendit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu kërkoi 30 minuta pauzë për shkak të formës së votimit si dhe deklarimit të Igor Simiq kur propozoi Sllavko Simiq për nënkryetar. Ai e propozoi atë në “emër të…

Lajme

09/09/2026 13:25

Në Kuvendin e Kosovës janë rikthyer deputetët të cilët patën gjysmë ore pauzë.

Pas propozimit të emrave për nënkryetarë të kuvendit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu kërkoi 30 minuta pauzë për shkak të formës së votimit si dhe deklarimit të Igor Simiq kur propozoi Sllavko Simiq për nënkryetar.

Ai e propozoi atë në “emër të popullit serb” dhe jo nga komuniteti serb në Kosovë.

Pas kthimit në seancë Haxhiu deklaroi se kjo “Është në kundërshtim me Republikën e Kosovës, popull serb ka në Serbi e në Kosovë është populli shqiptar dhe komunitetet shumicë”.

“Është deklarim i papranueshëm dhe ju ftoj që të tërhiqni menjëherë atë deklarim e ta bëni propozimin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”,deklaroi Haxhiu.

Igor Simiq u deklarua, por refuzoi ta tërheq deklarimin e bërë gjatë propozimit.

Pas kësaj Haxhiu deklaroi se s’ka vota as për emrat e propozuar nga PDK dhe LDK për nënkryetarët të Kuvendit. Ajo tha se nga takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike u kuptua se s’ka vota për të propozuarit.

“As propozimi i PDK-së, Vlora Çitaku dhe as propozimi i LDK-së që ishte Kujtim Shala, sikurse zonja Nagavci ngriti shqetësime për deklarimin e z.Simiq pra është e qartë se nuk ka vota për propozimet e tyre për ‘tu zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit”,shtoi ajo.

Seanca e radhës pritet të mbahet të premten në ora 11:00.

“Duhet diskutim për këtë e seanca vazhdon të premten në ora 11:00”./Lajmi.net/