Përfundon pauza 30-minutëshe, ende nuk nis seanca konstituive e Kuvendit
Deputetët kanë filluar të rikthehen në sallë për vazhdimin e seancës konstituive. Një pushim i paralajmëruar prej 30 minutave është tejzgjatur tashmë. Deputetëve u ka mbetur vetëm t’i zgjedhin nënkryetarët e Kuvendit për ta përmbyllur konstituimin e tij, gjë që i hap rrugën formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri. Nuk…
Lajme
Deputetët kanë filluar të rikthehen në sallë për vazhdimin e seancës konstituive.
Një pushim i paralajmëruar prej 30 minutave është tejzgjatur tashmë.
Deputetëve u ka mbetur vetëm t’i zgjedhin nënkryetarët e Kuvendit për ta përmbyllur konstituimin e tij, gjë që i hap rrugën formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri.
Nuk është ende e qartë se si do të votohen nënkryetarët, pasi kishte mospajtime nëse votimi duhet të bëhet në pako apo ndaras për secilin nga pesë nënkryetarët.