Ferizaj: Dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj, Policia publikon fotografinë e të dyshuarit

Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti penal, po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar. Sipas njoftimit, rasti ka të bëjë me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, që dyshohet se ka ndodhur me datë 31.07.2026, rreth orës 20:00 në një qendër…

Lajme

09/09/2026 13:04

Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti penal, po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit, rasti ka të bëjë me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, që dyshohet se ka ndodhur me datë 31.07.2026, rreth orës 20:00 në një qendër tregtare në Ferizaj.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast”, njoftoi Policia.

Ky institucion u bëri thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes: numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor apo për aplikacionit digjital “Lajmero policinë”.

“Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike”, tha Policia.