Gjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje të rëndë
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji personit me inicialet B.Z., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”. Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Armend Lokaj, pas shqyrtimit të…
Lajme
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji personit me inicialet B.Z., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Armend Lokaj, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda.
Sipas vendimit të gjykatës, paraburgimi ndaj B.Z. është caktuar për periudhën nga 6 shtator deri më 6 tetor 2026.
Gjykata ka bërë të ditur se B.Z. do ta mbajë masën e paraburgimit në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor.
Masa e paraburgimit është caktuar në bazë të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/