Ndërpritet uji në Malishevë dhe disa fshatra, shkak mungesa e energjisë elektrike

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga stacioni i pompave në Banjë, Senik dhe Lladroc. Sipas njoftimit, ndërprerja e ujit vjen si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, e cila sipas KEDS-it pritet të zgjasë deri në orën 15:30. Pa…

Lajme

09/09/2026 12:43

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga stacioni i pompave në Banjë, Senik dhe Lladroc.

Sipas njoftimit, ndërprerja e ujit vjen si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, e cila sipas KEDS-it pritet të zgjasë deri në orën 15:30.

Pa furnizim me ujë do të mbesin konsumatorët në qytetin e Malishevës, si dhe në fshatrat Banjë, Carrallukë, Mirushë, Drenoc dhe Lladroc.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas normalizimit të furnizimit me energji elektrike dhe vënies në funksion të stacionit të pompave.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim.