Gërvalla shpërthen ndaj Listës Serbe: Propozimi për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e ka cilësuar propozimin si të papranueshëm, duke kundërshtuar mënyrën e përfaqësimit të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. “Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është…
Lajme
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e ka cilësuar propozimin si të papranueshëm, duke kundërshtuar mënyrën e përfaqësimit të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
“Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm. Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, ka shkruar Gërvalla.
Deklarata e saj vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës po zhvillon procedurat për konstituimin e institucioneve të reja.